Kjo është 33 vjeçarja që e goditi rrufeja në Bjeshkët e Deçanit

  • 05 July 2019 - 09:08
Kjo është 33 vjeçarja që e goditi rrufeja në Bjeshkët e Deçanit

Dje në Bjeshkët e Carrabregut të Deçanit është goditur nga rrufeja një grua për vdekje.

Ganimete Tishukaj-Zekaj është 33 vjeçarja që nuk i mbijetoi fatkeqësisë natyrore në pasditen e djeshme.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Carrabreg i Epërm.

Në momentin e fatkeqësisë, janë lënduar edhe dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online )