Rrihen për parking në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

  • 05 July 2019 - 11:11
Rrihen për parking në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë dy persona janë rrahur për një parking.

Sipas raportit 24-orësh, një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu e ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja rreth një parkingu e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raport.

(Kosova Sot Online)