Arrestohet dy gardianë, e ndihmuan të arratiset një të burgosur

  • 05 July 2019 - 11:22
Arrestohet dy gardianë, e ndihmuan të arratiset një të burgosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy gardianë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ndihmuar një person të arratiset nga burgu.

Përmes raportit 24-orësh është bërë e ditur se një person i dyshuar, që po vuante dënim me burgim, ishte transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor, nën përkujdesjen e dy gardianëve. I njëjti dje ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësor ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve. I njëjti me 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)