Ministri gjerman: Po e shohim që dialogu Kosovë -Serbi është shumë i vështirë

  • 05 July 2019 - 11:24
Ministri gjerman: Po e shohim që dialogu Kosovë -Serbi është shumë i vështirë

Ministri për Evropën nga Qeveria e kancelares Merkel, Michael Roth, është duke marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Roth ka thënë se ka shumë gjëra për t’u bërë.

Ai ka thënë se nëse janë të vendosur politikanët në Prishtinë dhe Beograd, atëherë duhet të tejkalojnë paragjykimet, siç kanë bërë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, me marrëveshjen për emrin.

Megjithatë e ka pranaur se dialogu mes dy shteteve është një proces shumë i vështirë.

“Sot e kemi parë se sa e vështirë është që të zhvillohet dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, dhe në këtë drejtim ka shumë hapësirë për përmirësim” ka thënë Roth gjatë një fjalimin në Poznan.  

Ndër të tjera ka thënë se ka shumë gjëra që duhet bërë për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se për një gjë të tillë politikanët e dy shteteve duhet të punojnë seriozisht dhe në mënyrë të vendosur. 

“Kur është fjala për Beogradin dhe dialogun me Prishtinë, ka shumë gjëra për t’u bërë, nëse politikanët janë mjaft të vendosur që t’i kapërcejnë stereotipet, siç bëri Maqedonia e Veriut dhe Greqia kur zgjidhën mosmarrëveshjen për emrin’ ka shtuar ai.

Ndër të tjera Roth ka folur edhe për presidencës e përbashkët dhe për Procesin e Berlinit, duke treguar pritjet e tija nga Maqedonia Veriore dhe Bullgaria si dy vende fqinje me raporte të mira .

“Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë më së të lumtur dhe e presin takimin e nesërm të krerëve të shteteve , ku do te diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Në Poznan të Polonisë është duke qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)