Ferizaj: E rrah babanë e bën për spital, arrestohet nga policia

  • 05 July 2019 - 11:26
Ferizaj: E rrah babanë e bën për spital, arrestohet nga policia

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi që ka rrahur babanë e tij.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të Policisë së Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

Sipas policisë, dyshohet se i arrestuar e kishte rrahuar babanë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.