Sejdiu: Kjo Qeveri është hajgare, shkarkon dikë që rrezit këmbët në veturë e jo zaptuesit e shtetit

  • 05 July 2019 - 12:01
Sejdiu: Kjo Qeveri është hajgare, shkarkon dikë që rrezit këmbët në veturë e jo zaptuesit e shtetit

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Korab Sejdiu, e sheh si një vendim joserioz shkarkimin e Shukri Maxhunit nga posti i zëvendësministrit të Bujqësisë, pasi sipas tij kjo Qeveri nuk i shkarkon ata që e kanë zaptuar e që po e vjedhin shtetin.

Deputeti Sejdiu thotë se ky koalicion është duke drejtuar një ‘Qeveri hajgare’, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja.

“Në Kosovë, “në rregull është” nëse vjedhë, e zapton shtetin, e shkelë Kushtetutën, keqpërdorë, punëson militanta e familjarë pa meritë, abuzon dhe e falimenton shtetin, etj. Veq mos gabo me i rrezitë këmbët në xham të veturës, se kjo nuk tolerohet!”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij.

Si dyshe të mundshme për ta rrëzuar Qeverinë, Sejdiu e sheh Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje.

Shkarkimin e Maxhunit e ka kërkuar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

(Kosova Sot Online)