I dënuari me 5 vjet burg shkon në QKUK për t’u operuar dhe arratiset

  • 05 July 2019 - 12:10
I dënuari me 5 vjet burg shkon në QKUK për t’u operuar dhe arratiset

Një i dënuar për vjedhje të rëndë ka arritur që të arratiset nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Media merr vesh se ai gjendej në QKUK për një intervenim kirurgjik, dhe se ishte i dënuar me 5 vite burg.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur me inicialet Sh. Q., i cili ishte duke pranuar trajtimin në  Qendrën Klinike Universitare gjatë ditës së djeshme ka arritur të arratiset

Media merr vesh se i burgosuri SH.Q ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës për vjedhje të rëndë, dhe se në QKUK gjendej për një intervenim. Ai ishte i dënuar me 5 vite burg.

“Ka qenë i dënuar për veprën penale vjedhje e rëndë (recidivist). Ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ka shku në QKUK sepse ka pas me ba një intervenim kirurgjik, por që ka refuzu me ba”, ka thënë një burim.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar se dy oficerë të shërbimit korrektues të Kosovës janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)