Autobusi i linjës Novi Pazar-Prishtinë i mbushur me mallra të kontrabanduara, ndalohet nga policia

  • 05 July 2019 - 14:23
Autobusi i linjës Novi Pazar-Prishtinë i mbushur me mallra të kontrabanduara, ndalohet nga policia

Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë meqë rast  është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë te një kompanie.

Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.

Malli i sekuestruar është: Tekstil origjina Serbi, material higjenik origjina Serbi, Nargile origjina Turqi. 

I gjithë malli eshët sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundervajtëse.

Pas një pune operative, njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)