Zbulohet muaji: Ja kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë

  • 05 July 2019 - 15:53
Zbulohet muaji: Ja kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë

“Opozita për momentin nuk i ka numrat për ta rrezuar Qeverinë. Atë moment që i siguron 61 vota do të bie Qeveria. Por një gjë e tillë është e pa mundur të ndodh, sepse PSD-ja nuk do ta mbaj fjalën edhe nëse ngritët mocioni për rrëzimin e Qeverisë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare bazuar në krizën në të cilën së fundi është futur Kuvendi i Kosovës, me dështimin e një pas njëshëm të seancave, që kulmoi së fundi edhe me dështimin e kryesisë së Kuvendit, sipas analistëve do të mbahen gjatë këtij viti, hiq më larg se në vjeshtën hershme.

Një parashikim të tillë e jep edhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Janë votat e pa sigurta të PSD-së që po e mbajnë në këmbë të qelqta këtë qeveri jo funksional dhe një parlament krejtësisht të pa fuqi vendimmarrëse, vetëm sa për improvizim deri në arritjen e afatit kushtetues për tu llogaritur mandat i plotë që siguron privilegjet për deputetët të cilët nuk rizgjidhen në legjislaturën vijuese. Opozita për momentin nuk i ka numrat për ta rrezuar Qeverinë. Atë moment që i siguron 61 vota do të bie Qeveria. Por një gjë e tillë është e pa mundur të ndodh, sepse PSD-ja nuk do ta mbaj fjalën edhe nëse ngritët mocioni për rrëzimin e Qeverisë. Janë edhe disa faktorë të tjerë që do të ndikojnë që zgjedhje nuk do të ketë së paku deri në vjeshtë”, tha analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e reja, analisti Krasniqi thotë se ky trend i tanishëm i zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë do të vazhdojë edhe më tutje ngase deri më tani asnjë parti politike nuk po dëshmon që e ka një projekt serioz për zhvillimin e vendit dhe afrimin e perspektivës për të rinjtë që po i shtohen tregut të punës. 

“Andaj edhe zgjedhjet e raja do të jenë një ekuacion i ri matematikor në politike për grupe të caktuara politike. Qytetarët e Kosovës e kanë humbur shpresën tek klasa politike, sepse në këto dy dekada përveç vuajtjeve asgjë të mirë nuk u kanë sjellë. Edhe mirë bëjnë që ikin kur kemi parasysh gjendjen e krijuar. Është e sigurt që prej janarit të vitit të ardhshëm qytetaret do ta braktisin akoma më shumë, me të madhe këtë vend për shkak të zhgënjimit në rritje në këtë kastë politike”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)