Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, kërkohet dorëheqja e Behgjet Pacollit

  • 05 July 2019 - 17:52
Vjen alarmi i rëndë për Kosovën, kërkohet dorëheqja e Behgjet Pacollit

“Fatkeqësisht, pasqyra e politikës së brendshme, iu ka besuar një ndërtimtari dhe biznesmeni, ku bazike në ideologjitë e tyre është logjika e përfitimit, logjika e rajonalizimit dhe globalizimi të ekonomisë së tij private dhe jo interesi i shtetit dhe forcimi i pozitës diplomatike ndërkombëtarë si shtet i ri”,tha Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”, tha politologu Arsim Haziri për Kosova Sot Online”.

Image
Arsim Haziri

Polititologu, Arsim Haziri e ka akuzuar rëndë kryeministrin, Ramush Haradinaj, si shef i qeverisë së PAN-it që ka pranuar ta ketë përsëri në një mandat të dytë për ministër të jashtëm, të dështuarin e mandatit të parë, kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Sipas Hazirit, për dështimet akoma më të mëdha që po e përcjellin politikën e jashtme të Kosovës në këtë mandat të dytë, nuk mund të akuzohet vetëm Pacolli, por i gjithë kabineti qeveritar në krye me kryeministrin Haradinaj.

“Parimisht si dështim i përcjellur në ministrinë e jashtme është vetë qeveria e cila për t'i ndarë pozicionet e saja dhe për të mundësuar funksionimin e mëtejmë të logjikës zhvatëse dhe zotëruese, në krye pothuaj të dikasterit më të rëndësishëm qeveritar, është përcaktuar që të jetë injoranti dhe "analfabeti" Behgjet Pacolli. Fatkeqësisht, pasqyra e politikës së brendshme, iu ka besuar një ndërtimtari dhe biznesmeni, ku bazike në ideologjitë e tyre është logjika e përfitimit, logjika e rajonalizimit dhe globalizimi të ekonomisë së tij private dhe jo interesi i shtetit dhe forcimi i pozitës diplomatike ndërkombëtarë si shtet i ri”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, Pacolli mundë të jetë gjithçka tjetër, por vetëm diplomat në asnjë mënyrë nuk mundë të bëhet dhe nuk është dashur të lejohet as afër këtij pozicioni që ka tani, pasi dështimet e tij po ngarkohen me faturën e njohjeve që po i zhbënë shteti serb duke lobuar kundër Kosovës, kurse Pacolli i mohon ato tërheqje të njohjeve pa asnjë fije turpi.

“Tashmë, personit në fjalë, gjithçka mund t'iu mëveshët, mirëpo jo edhe atributet e një krye diplomati, lobisti të mirëfilltë. Përderisa, nuk rrëfen sukseset dhe angazhimin enorme të punës, por zëvendëson me pasivitet dhe kundër lobim të politikës serbe, ai përbën modelin e një diplomati të dobët, diplomati që tërë rrëfimin e tij e ndërton në shfajësim e sipër për kundërvënien që po ia bënë Serbia dhe ndikimin te shtete tjera për të tretur njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky është kulmi i turpit për të cilin duhet të ndëshkohet me shkarkim Behxhet Pacolli”, tha Haziriu për “Kosova Sot Online”.

Për aq kohë sa do të jetë Pacolli në krye të MPJ-së, sipas Hazirit, Kosova do ta vazhdojë t’i ketë akoma më shumë dyert e mbyllura për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Kosova, më në krye me Behgjet Pacollin, nuk ka për tu anëtarësuar në organizata të huaja, më agjendën që ka vër në funksion-plan, ka për t'iu "përshtatur dhe bashkangjitur" politikës serbe e cila politike shpenzon miliona vetëm për ta lokalizuar të ardhmen e Kosovës, dhe kësisoj e nxjerrë atë si mos kontribues dhe mos pjesëmarrës në çështjet vitale strategjike të mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës në planin diplomatik ndërkombëtar”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)