Vjen alarmi serioz për Kosovën: Ky është turpi i Haradinajt

  • 06 July 2019 - 09:00
Vjen alarmi serioz për Kosovën: Ky është turpi i Haradinajt

“Unë mendoj që ky raportim i ASK-së për nivelin e varfërisë në Kosovë, jo vetëm që duhet të jetë një alarm për institucionet Kosovare, por kjo do duhet të jete një shenjë për institucionet Kosovare ku duhet ta kuptojnë që jo vetëm 23% , por ka gjasa që kjo shifër të jetë edhe më e lartë, sepse ashtu kështu është më e larta në rajon. Kjo gjendje gjithsesi paraqet turpin e madh për të gjitha qeveritë e deritanishme, duke mos amnistuar as qeverinë Haradinaj’, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së ekonomisë, i kanë lexuar me shqetësim të dhënat më të reja të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, sipas të cilit rreth 23% e popullsisë jeton në varfëri të skajshme.

Sipas analistëve ky është edhe një alarm tjetër serioz që duhet t’i zgjojë nga gjumi institucionet e Kosovës, ngase të dhënat periodike të ASK-së tregojnë se si po shkon vazhdimisht jeta e kosovarëve drejt degradimit nën udhëheqjen e politikanëve të kriminalizuar.

Sipas tyre, në këtë rrafsh vlerësohet të ketë dështuar edhe qeveria Haradinaj, sepse premtoi por nuk arriti që ta përmirësoj jetën e kosovarëve, sidomos duke dështuar në zhvillimin ekonomik të vendit që Hradinaj e kishte në top prioritet të premtimeve edhe elektorale por edhe pas marrjes së pozitës së kryeministrit.

Analistët thonë se ky është turpi më i madh për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar që vetës ia rritën pagën 100%, e në anën tjetër kosovarët jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas njohësit të politikave ekonomike, Dardan Grapci, alarmi duhet të jetë tepër serioz ngase shifrat e prezantuara mundë të mos jenë reale por akoma më të mëdha.

Image
Dardan Grapci

“Unë mendoj që ky raportim i ASK-së për nivelin e varfërisë në Kosovë, jo vetëm që duhet të jetë një alarm për institucionet Kosovare, por kjo do duhet të jete një shenjë për institucionet Kosovare ku duhet ta kuptojnë që jo vetëm 23% , por ka gjasa që kjo shifër të jetë edhe më e lartë, sepse ashtu kështu është më e larta në rajon. Kjo gjendje gjithsesi paraqet turpin e madh për të gjitha qeveritë e deritanishme, duke mos amnistuar as qeverinë Haradinaj”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se sidomos në zonat rurale që kanë mbetur krejtësisht në harresë të përkujdesjes institucionale, jeta po vështirësohet dita ditës, gjë që po shkakton edhe vazhdimin e përpjekjeve për lëvizje të popullatës në zonat më urbane.

“Popullata e Kosovës jeton në varfëri ekstreme, sidomos në zonat fshatare, zonat rurale të lëna pas dore. Pra janë shumica e familjeve të atyre zonave rurale që janë edhe pa kushtet më elementare të jetës. Madje akoma kemi aso zonash të thella fshatare ku edhe po deshe të shkosh e ti vizitosh për jetën që bëjnë, detyrohesh të ecësh vetëm në këmbë, ndryshe me vetura nuk ka shansa. E ata veturat i shohin vetëm kur dalin në qytet ose lëvizin ndonjëherë afër rrugëve që qojnë në zonat urbane. Përfundimisht duhet të konstatojmë se institucionet Kosovare asgjë nuk kanë bërë akoma për të shtrirë përkujdesjen e tyre serioze në këto zona, nuk po bëjnë asgjë për të ju përmirësuar kushtet e jetesës për këta banor që jetojnë nëpër e fshatrat në gjendje të mjerueshme tash edhe 20 vjet në liri dhe 11 vjet shtet i pa varur”, deklaroi Grapci për Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, për të pasur një gjendje më reale, ASK duhet të bëjë një hulumtim më të detajuar dhe të nxjerr analiza të thella të gjendjes vetëm për këtë kategori të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të hartojë edhe plan të veçantë veprimi nga institucionet.

“ASK-ja është dashur që ta bëjë një hulumtim , se për kokë banori sa para harxhon një familje, sepse kemi raste kur një familje 3 - 4 anëtarësh nëpër këto zona rurale jetojnë edhe me 1 euro ne ditë, ndonjëherë ndodhë që ditën ta kalojnë edhe në vuajtje nga uria prandaj duhet përkujdesje e veçantë me plan të veçantë veprimi. Për këta banor që po jetojnë në zona rurale dhe fshatra të thella duhet të përkujdesen në të gjitha fushat e jetës institucionet Komunale, duke iu rregulluar rrugën, ndriçimin, ujësjellësin, rrymën si dhe për t’ju dhënë grante për bujqësi dhe blegtori në mënyrë që ata të kenë mundësi të dalin nga skemat sociale dhe të bëhen edhe kontribut dhënës të shtetit të Kosovës. Ndryshe nëse nuk veprohet menjëherë për të ju ndihmuar këtyre banorëve, jam i bindur që këto fshatra shumë shpejtë do të mbesin të zbrazëta”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)