Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit: Ja pazari i tmerrshëm me PAN-in

  • 06 July 2019 - 09:02
Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit: Ja pazari i tmerrshëm me PAN-in

“Krejt kjo po bëhet me Prishtinën e Re pasi, sikur që po duket planet për në “Trepça” e veri të Mitrovicës po ju dështojnë, është ky edhe një lloj shpërblim për mafio-oligarkun, Behgjet Pacollin, derisa janë bërë bashkë të gjithë politikanët për përfitime personale në këtë projekt, por jo vetëm në këtë sepse mundë të dalin edhe projekte të tjera multi milionëshe për interesin e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Memorandumit i nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për ndërtimin e kompleksit të ri “Prishtina e Re”, e ku pritet të barten edhe institucionet qeveriatre, nga analistët politikë është denoncuar si projekt për përfitime të grupeve kriminale të interesit. Kështu thotë analisti politik, Ragip Guraziu.

Image
Ragip Guraziu

Madje sipas, Guraziut, lobuesi më i fuqishëm për ta shtyrë përpara këtë projekt ka qenë Behgjet Pacolli i cili jo rastësisht u kontrabandua në listën zgjedhore të LDK-së sa për të siguruar hyrjen në Kuvendin e Kosovës,

“Pacolli për të mos mbetur jashtë rrjedhave të politikës dhe institucioneve, dhe më pastaj pa një pa dy e tradhtoi LDK-në dhe për interesa puro personale të biznesit të tij u kacavjerrë në koalicionin e PAN-it. Të përmendurve nuk ju interesojnë memorandumet e mirëfillta por tradhtia dhe korrupsioni me Kompaninë “Mabetex” të Behgjet Pacollit. Kjo do ishte arsyeja e vetme se si dhe pse Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar të mërkurën memorandumin për “Prishtinën e Re”, projekt në të cilin parashihet që të behet bartja e të gjitha institucioneve qeveritare në Hajvali. Ky është një projekt i kahershëm që është zvarritur, madje është hartuar që në kohën e ish presidentit historik Ibrahim Rugova por kanë qenë grupet kriminale të interesit që e kanë penguar realizimin e tij deri më tani, kur ato grupe janë rirreshtuar dhe kanë planifikuar mirë e saktë përfitimet që mundë të nxjerrin nga një projekt i tillë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se pazari për t’ia dhënë kompanisë “MABETEX” të Pacollit një projekt të tillë, është arritur kaherë në atë darkën e famshme të cilën e kishin shijuar krerët e shtetit në shtëpinë e Pacollit.

“Jo rastësisht thuhet punimet pritet ti kryen “Mabetex”-i i Behgjet Pacollit sepse marrëveshja është arritur parimisht në atë darkë kurse tani pritet të realizohet edhe formalisht e praktikisht. Krejt prapaskenat që i kanë parapri procesit deri në nënshkrimin e këtij memorandumi na bëjnë të kuptojmë dhe të besojmë fuqishëm se edhe ky është një projekt për trashjen e milionave të politikanëve kosovar, është ky edhe një mega skandal që ndodhë vetëm në Kosovë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje Guraziu shpreh dyshimin e tij, se projekti i Prishtinës së Re do i jepet Pacollit për ndërtim, si kompensim i dështimit së paku deri më tani, të kapjes së “Trepçës” dhe pasurive me xehe deri thellë në veri të Mitrovicës.

“Krejt kjo po bëhet me Prishtinën e Re pasi, sikur që po duket planet për në “Trepça” e veri të Mitrovicës po ju dështojnë, është ky edhe një lloj shpërblim për mafio-oligarkun, Behgjet Pacollin, derisa janë bërë bashkë të gjithë politikanët për përfitime personale në këtë projekt, por jo vetëm në këtë sepse mundë të dalin edhe projekte të tjera multi milionëshe për interesin e tyre”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)