Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

  • 06 July 2019 - 09:07
Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Një nga ngjarjet kryesore sot në vend do të jetë takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Më poshtë e gjeni listë e ngjarjeve ditore që pritet të mbahen sot:

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00).

 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. (QKUK, ora 11:00)

Organizuar nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Teatri i Qytetit “Istref Begolli” në Pejë, ora 12:00)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetari Reshat Nurboja mbajnë konferencë. (Zyra e Alternativës, ora 13:00)

 Zhvillohet ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Varrezat e Martirëve në Pejë, ora 13:00)

(Kosova Sot Online)