Aksident fatal, humb jetën në vend shqiptari 41-vjeçar

  • 06 July 2019 - 09:18
Aksident fatal, humb jetën në vend shqiptari 41-vjeçar

Humb jeten ne nje aksident tragjik një 41-vjeçar shqiptar ne Itali. Mediat italiane bejne me dije se aksidenti ka ndodhur autostradën Bolonja-Padova.

Raportohet se shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur ishte duke udhëtuar me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen, nderkohe qe po ne kete aks ka pasur edhe nje tjeter aksident, por pa pasoje jete, duke bere qe autostrada te qendroje e mbyllur per disa ore.

(Kosova Sot Online)