Arrestohet në Pejë personi që i iku Doganës me shumë para në veturë

  • 06 July 2019 - 11:55
Arrestohet në Pejë personi që i iku Doganës me shumë para në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për shmangie nga pagesa e detyrueshme doganore.

PK-ja ka njoftuar se i dyshuari ishte shtetas i huaj. 

“Gjatë kontrollit në veturën e tij  me targa të huaja, në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme”, thuhet në sqarim.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)