Zgjedhjet në Degët e LDK’së: Muhaxheri në Pejë, Rugova në Istog, Jeton Biqku në Kamenicë

  • 06 July 2019 - 13:07
Zgjedhjet në Degët e LDK’së: Muhaxheri në Pejë, Rugova në Istog, Jeton Biqku në Kamenicë

Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur Shef i LDK’së në Pejë. Në Istog përsëri në krye të Degës është votuar Haki Rugova. Derisa në Kamenice LDK’ne do të udhëheq Jeton Biqku. Ketë e kanë konfirmuar për Express zyrtarët e LDK’së që kanë marrë pjesë në Kuvendet Zgjedhore.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në Pejë, Istog dhe Kamenicë.

Në krye të Degës së LDK’së në Pejë është zgjedhur sërish Gazmend Muhaxheri.

Zgjedhjen e tij në krye të kësaj dege e ka konfirmuar për medien  vetë Muhaxheri.

Edhe në Istog përsëri në krye të Degës është votuar Haki Rugova, derisa në Kamenice LDK’në do të udhëheq Jeton Biqku.

Ketë e kan konfirmuar për medien zyrtarët e LDK’së që kanë marrë pjesë në Kuvendet Zgjedhore

Ndryshe, LDK ka përfunduar thuajse gjitha kuvendet zgjedhore në komuna. Gjatë ditës së djeshme, Lutfi Haziri është rikonfirmuar si kryetari i degës së Gjilanit. Ndërsa, deptuteti, Anton Çuni u zgjedh kryetar i degës në qytetin e Prizrenit.

(Kosova Sot Online )