Vjen kërkesa serioze: Behgjet Pacolli të largohet nga posti i Ministrit

  • 07 July 2019 - 08:21
Vjen kërkesa serioze: Behgjet Pacolli të largohet nga posti i Ministrit

“Mjerisht pas deklaratave të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe pasivitetit groteskt të Behgjet Pacollit kanë kaluar me shume se 1 vit që Kosova nuk ka marr më asnjë njohje. Ndaj Behgjet Pacolli ka dështuar aq keq në krye të diplomacisë se jashtme, sa që duhet urgjentisht të largohet nga posti i Ministrit të jashtëm dhe bëhet shkarkimi i menjëhershëm i krye kuislingut të Kosovës dhe shqiptarëve tradhtarit Hashim Thaçit nga pozita e presidentit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”,

Mandati i tanishëm qeverisës i koalicionit PAN, sipas analistëve politikë do të mbahet në mend si një nga mandatet më të dështuara jo vetën në politikën e brendshme, por edhe në të jashtme, sidomos në njohjet e reja për Kosovën.

Analistët politik vazhdojnë të jenë të shqetësuar sidomos me ngecjen e madhe të qeverisë në sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën, dhe ky dështim i adresohet si përgjegjësi kryesore, Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit me idenë e korrigjimit të kufijve.

Image
Gani Qarri

“Që nga katapultimi fatal i Hashim Thaçit në pozitën e presidentit me votat e imponuara të deputetëve të LDK-s nën detyrimin e Isa Mustafës dhe emërimin e Behgjet Pacollit zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të jashtëm, kjo ministri ka degraduar shumë. Në dy vitet e fundit, jo vetëm se nuk mund të flitet më për njohje, por fatkeqësisht vetëm për çnjohje të Kosovës edhe nga disa shtete që më parë e patën njohur dhe pranuar Pavarësinë e shtetit të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Humbja e disa njohjeve sa është Pacolli në krye të MPJ-së, sipas Qarrit flet mjaftueshëm për përgjegjësinë që ka ai dhe nevojën e largimit të tij nga ai post qeveritar.

“Kjo dëshmon më së miri se me një matrapaz si Behgjet Pacolli në krye të ministrisë së jashtme jo vetëm se ka ngecur procesi i njohjeve, por ai është kthyer në një proces tërësisht të dështuar për Kosovën”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, edhe hapja e temës së ndryshimit të kufijve që ka përfolur Hashim Thaçi, është grusht tjetër i rëndë për politikën e Kosovës, dhe këtë çmim dështimi po e paguan Kosova që tani.

“Mjerisht pas deklaratave të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe pasivitetit groteskt të Behgjet Pacollit kanë kaluar me shume se 1 vit që Kosova nuk ka marr më asnjë njohje. Ndaj Behgjet Pacolli ka dështuar aq keq ne krye te diplomacisë se jashtme, sa që duhet urgjentisht të largohet nga posti i Ministrit të jashtëm dhe bëhet shkarkimi i menjëhershëm i krye kuislingut të Kosovës dhe shqiptarëve tradhtarit Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, i cili nuk ka interes për njohje të cilat do ta forconin shtetësinë, por për bllokimin e tyre, në mënyrë që të arrijë sa më lehtë ta ndaj Kosovën dhe falë veriun e saj Serbisë, ashtu siç janë marrë vesh në takimet e fshehta me Aleksandër Vuçiqin”, përfundoi analisti, Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)