Përplasjet e mëdha brenda koalicionit, PAN drejt shkatërrimit?

  • 07 July 2019 - 08:29
Përplasjet e mëdha brenda koalicionit, PAN drejt shkatërrimit?

“Nga kjo vërehen çartë sinjalet e para të përçarjes së madhe brenda koalicionit qeveritarë PAN, pjesë e të cilit është edhe AKR-ja e vogël e Pacollit të madh në qeveri. E quajta kështu Behgjet Pacollin, për shkak se i tillë është në qeverinë aktuale dhe se për interesat e tij personale për investimet multi milionëshe në kompleksin “Prishtina e Re” do të bëjë pazare të reja me partnerët e vjetër të skenës politike, pse jo edhe për ta nxjerr nga loja Ramush Haradinajn dhe partinë e tij’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

1. Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, ditë më parë ka bërë të ditur se është marrë vendim që gjithë zyrtarëve serb t’u ndalohet hyrja në Kosovë. E kryeministri, Ramush Haradinaj e ka thënë të kundërtën, pasi sipas qeverisë, qeveria nuk ka marr asnjë vendim të tillë.

Image
Florim Zeqa

E kjo sipas analistit politik, Florim Zeqa kinse vendimi i marrë pa dijeninë e kryeministrit, dëshmojnë për heterogjenitetin dhe përçarjen e madhe që ekziston brenda koalicionit qeverisës PAN.

“Situatë sa paradoksale, po aq edhe qesharake, ku në njërën anë del Ministria e Jashtme, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli duke e bërë të ditur se "është marrë vendimi që gjithë zyrtarëve serb t'u ndalohet hyrja në Kosovë, ndërsa në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj e thotë të kundërtën, ku sipas tij, "qeveria nuk e ka marrë asnjë vendim të tillë. Për këtë dualizëm të veprimeve dhe mos koordinimit institucional, pasojat i bartë Kosova dhe qytetarët e saj, për shkak të konfuzitetit që krijon karshi institucioneve ndërkombëtare dhe miqve të vendit tonë në veçanti”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, sipas tij, këto veprime të pakoordinuara të kabinetit qeveritar paraqesin skandal të llojit të vet që ndodh vetëm në Kosovë dhe askund tjetër, në një qeveri që është në përçarje të thellë.

“Ndryshe, ky veprim i Haradinajt është shuplakë për Pacollin dhe luftë e hapur kundër gjithë të tjerëve që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga ai. Nga kjo vërehen çartë sinjalet e para të përçarjes së madhe brenda koalicionit qeveritarë PAN, pjesë e të cilit është edhe AKR-ja e vogël e Pacollit të madh në qeveri. E quajta kështu Behgjet Pacollin, për shkak se i tillë është në qeverinë aktuale dhe se për interesat e tij personale për investimet multi milionëshe në kompleksin “Prishtina e Re” do të bëjë pazare të reja me partnerët e vjetër të skenës politike, pse jo edhe për ta nxjerr nga loja Ramush Haradinajn dhe partinë e tij’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa këto qarje po e qojnë edhe qeverinë drejtë fundit, ku vetëm koha është në pikëpyetje.

“Pra, çarjet brenda koalicionit PAN janë më të thella se që duken në horizont. Janë interesat personale dhe klanore që do të determinojnë ri konfigurimin e skenës politike dhe shpartallimin e PAN-it, koalicionit të pakicës politike në vend. Përfundimisht, Haradinajt i ka mbetur edhe pak kohë në qeverisjen e vendit. Mbetët që shihet, se a do të jetë në gjendje që gjatë kësaj kohe të shkurtër të korrigjoj gabimet e qeverisjes së tij, siç janë; zbritja e pagave të nivelit të lartë nga 100 % në 10 % dhe nivelizimi i pagave në nivel vendi, rishikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, korrigjimi i listave të veteranëve dhe kushtëzimi i Serbisë jo më taksë, por më njohje dhe pagimin e dëmeve të luftës, kthimin e eshtrave e të pagjeturve, kthimin e librave kadastral, kthimin e pensioneve, artefakteve dhe pasurive tjera të grabitura gjatë luftës së fundit”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)