Banorët e lagjes “Mati 1” paralajmërojnë protestë: Po neglizhohemi nga komuna e Prishtinës

  • 07 July 2019 - 11:28
Banorët e lagjes “Mati 1” paralajmërojnë protestë: Po neglizhohemi nga komuna e Prishtinës

Banorët e lagjes ‘Mati 1’ të Prishtinës kanë paralajmëruar se të hënën do të protestojnë kundër Komunës së Prishtinës

Protesta do të mbahet tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”, ndërkaq banorët bëjnë të ditur se do të protestojnë si pasojë e pakënaqësive dhe neglizhencës së tyre nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Ne banorët e lagjes “Mati 1”, në Prishtinë, ditën e hënë, datë 08/07/2019, nga ora 18:00 deri 18:30, do të mbajmë një protestë. Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit.

(Kosova Sot Online)