Nis seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve në rastin e patentë shoferëve

  • 07 July 2019 - 12:30
Nis seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve në rastin e patentë shoferëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që gjykata të vendos për masën e paraburgimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrasturkturës sot janë sjellë në gjykatë për t’u përballur me akuzat.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronarë autoshkollash, ekzaminierë, mjekë dhe kandidatë.

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.


(Kosova Sot Online)