Jetonte vetëm në një kasolle, vdes në rrethana misterioze shqiptari

  • 07 July 2019 - 14:06
Jetonte vetëm në një kasolle, vdes në rrethana misterioze shqiptari

Një 45-vjeçar shqiptar i cili jetonte vetëm në një kasolle, në fshatin e Kefalovrysos të Trikalas është gjetur i vdekur ditën e sotme. Policia greke bën me dije se shqiptari kishte 48 orë që kishte vdekur dhe nuk kishte asnjë mik në fshat. Ishin burrat e fshatit të cilët informuan Policinë pasi duke kaluar pranë kasolles vërejtën trupin e vdekur të shqiptarit.

Sipas grupit hetimor gjasat më të shumta se 45- vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.


(Kosova Sot Online)