Zhvatja e buxhetit, çfarë po ndodhë me aktakuzën për veteranët e rrejshëm?

  • 07 July 2019 - 14:56
Zhvatja e buxhetit, çfarë po ndodhë me aktakuzën për veteranët e rrejshëm?

“Mendoj se nëse duan për ta zbuluar të vërtetën e të qenurit veteran i luftës, duhet edhe një herë të fillohet nga fillimi për të gjithë veteranët, dhe në bazë të kritereve më të perfeksionuara që duhet të punojnë eprorët e veteranëve, dhe ti përzgjedhin veteranët e vërtetë në numër të merituar”, tha Tërnava për Kosova Sot Online”.

Prokuroria e Kosovës akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj për punën që është duke bërë rreth aktakuzës për veteranët e rrejshëm. Kurse, njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe ata të sektorit të sigurisë druajnë se edhe ky rast mundë të përfundojë dhe të mbetet nën pluhur i harruar në sirtarët e prokurorisë, e në anën tjetër po vazhdon të zhvatet buxheti i Kosovës, pasi veteranët e rrejshëm vazhdojnë të marrin pagat e tyre.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se zgjidhja më e duhur është të niset procesi i regjistrimit dhe verifikimit të tyre që nga fillimi.

“Mendoj se nëse duan për ta zbuluar të vërtetën e të qenurit veteran i luftës, duhet edhe një herë të fillohet nga fillimi për të gjithë veteranët, dhe në bazë të kritereve më të perfeksionuara që duhet të punojnë eprorët e veteranëve, dhe ti përzgjedhin veteranët e vërtetë në numër të merituar, që do ti gëzojnë edhe pensionet e dinjitetshme në të ardhmen. Dhe gjatë verifikimit nga fillimi, kur konstatohen malverzime të bëra më parë, dhe që dikush për përfitime materiale apo partiake e ka rritur numrin e veteranëve, duhet të jep llogari dhe të përndiqet sipas ligjit”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai thotë se meritat nuk duhet humbur asnjërit, por abuzimet duhet ndaluar dhe pamundësuar tërësisht, sepse secili e di në bazë të linjës komanduese dhe përgjegjësisë numrin e ushtarëve dhe përgjegjësitë që ju ka dhënë.

“Veteranët të cilët kanë paraqitur kërkesa për ta pasur certifikatën e veteranit, e që kanë qenë të radhitur në formacionet ushtarake të atyre kohërave e sipas urdhrave, dikush ka qëndruar në vi të parë e dikush në prapavi-logjistikë apo në ndonjë rrol që iu është dhënë nga eprorët e vetë, prandaj të gjithë këta nuk duhet të anashkalohen sepse ata tërë kohën e qëndrimit sa ka zgjatë lufta, ishin në disponim të formacioneve dhe e kanë dhënë kontributin aq sa është kërkuar nga ta, dhe ata nuk kanë qenë në ato rrethana për tu dëfrye atje, se edhe ndonjë plumb qorr ka mundur të jua merr jetën”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ky verifikim sipas Tërnavës, më së miri do bëhej nga vetë prokuroria duke përcaktuar edhe rregullat dhe kriteret e qarta për ata që mundë të provojnë të manipulojnë procesin e verifikimit, për çka do të ndiqeshim penalisht dhe të ndëshkohen.

“Prandaj unë edhe pres nga prokuroria që rasti i të gjithë veteranëve të verifikohen nga fillimi i të qenunit veteran. Nëse vërtetohen se veteranët e rrejshëm që nuk kanë qenë fare të mobilizuar, dhe i marrin rrogat e tyre, atyre duhet me dekret ligj t’iu ndalohen ato rroga, dhe ata që i kanë shpall veteran duhen të japin përgjegjësi për ta si dhe veteranët e rrejshëm. Skandale të tilla ka pasur edhe në shtete tjera të pasluftës e sidomos në luftërat që u zhvilluan në territoret e ish Jugosllavisë, por tani ndodhën edhe në Kosovë’, përfundoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)