“Deutsche Bank” mund t’i lë pa punë 20 mijë punëtorë

  • 07 July 2019 - 16:11
“Deutsche Bank” mund t’i lë pa punë 20 mijë punëtorë

Deri 20 mijë vende pune mund të mbyllen në bankën “Deutsche Bank” pasi në të po planifikohet të bëhet një riorganizim radikal. Përndryshe, “Deutsche Bank” është banka më e madhe në Gjermani.

Nga këto ndryshime pritet të goditet më së shumti sektori për investime, ndërsa numri më i madh i vendeve të punës që do të mbyllën do t’i prekin punëtorët në Londër dhe Nju Jork.

Pritet që plani për riorganizim të bankës të miratohet nga bordi mbikëqyrës i saj gjatë ditës së diel.

Vendimi për riornganizim vjen pas dështimit të negociatave për bashkim me bankën rivale “Commerzbank”, të cilat u zhvilluan në prill të këtij viti.

Qeveria gjermane i kishte mbështetur këto negociata, duke shpresuar se ky zhvillim do ta krijonte një “kampion” kombëtar në industrinë bankare.

Shkurtimi i vendeve të punës për 20 mijë veta është i barabartë me një të pestën e fuqisë së përgjithshme punëtore të kësaj banke në nivel botëror.

“Deutsche Bank” është përballur me probleme të vazhdueshme viteve të fundit për shkak të rënies së investimeve dhe i ka bërë disa përpjekje për ta ringjallur biznesin e saj, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)