Gruaja tmerrohet kur e gjen gjarprin 3 metra e gjysmë në shtëpi

  • 07 July 2019 - 17:19
Gruaja tmerrohet kur e gjen gjarprin 3 metra e gjysmë në shtëpi

Një gjarpër tre metra e gjysmë është kapur duke tentuar që të hyjë në një shtëpinë e një familje, përmes dritares së kuzhinës.

Kapësi i gjarpërinjve, David Walton, u thirr në fshatin Brinsmead të Australisë këtë të enjte, pasi që një grua e tmerruar kishte raportuar për një incident të frikshëm.

Edhe vetë Walton ishte shokuar kur kishte parë gjarprin gjigand, i cili ishte ngjitur në mur në orën 11 të mëngjesit.

“Për shkak se dritarja është me xham, gjarpri nuk mund ta kuptonte se farë ishte” tha ai për Daily Mail.

Eksperti i gjarpërinjve tha se gjarpri kishte qenë  duke qëndruar për një kohë të gjatë në një qoshe të oborrit të saj.

“Pronarja është e tmerruar. Në të kaluarën ajo kishte gjetur edhe lëkura të gjarpërinjve në oborrin e saj” tha ai.

Ky lloj gjarpër është më së shumti i përhapur në Papa Guinean e Re dhe Australi.

Janë pitonët më të mëdhenj të Australisë, të cilët mund të rriten në katër metra, dhe sulmojnë vetëm atëherë nëse janë të provokuar. 

Image

(Kosova Sot Online)