Aksident i rëndë në Komoran

  • 08 July 2019 - 08:39
Aksident i rëndë në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht te ura në Komoran.

Dy vetura janë përplasur mes veti ku përveç dëmeve materiale, dëshmitarët kanë parë edhe persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit menjëherë është shfaqur policia e cila po merret me rastin.

Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar ndërkohë shoferët kanë përdorë rrugë alternative.

(Kosova Sot Online)