Vuçiq: Kosova, fjala më e shtrenjtë për neve

  • 08 July 2019 - 09:33
Vuçiq: Kosova, fjala më e shtrenjtë për neve

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq theksoi se arritja e një marrëveshje me shqiptarët, do të ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve serb gjithashtu.

Por ai theksoi se kjo marrëveshje është e pamundur të arrihet me dikë që thotë se duhet të na pranosh brenda këtyre kufijve.

Vuçiq theksoi se Kosova është një territor shumë i rëndësishëm, sidomos pjesa e banuar nga serbët.

“Kosova është fjala më e shtrenjtë për serbët, vendi për të cilin shumë serbë kanë dhënë jetën. Disa prej tyre nuk jetojnë në Kosovë, sepse nuk munden”, tha ai

Vuçiq tha se nuk do ta kishte vuajtur si humbje personale nëse do  të ishte arritur një marrëveshje e mundshme gjatë mandatit të tij, por që sipas tij do të ishte arritje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe të mirën e qytetarëve.

Sipas Vuçiq amerikanët gjithmonë kanë qenë të përfshirë në negociatat e shqiptarëve dhe serbëve, por tha se duhet që edhe rusët dhe të tjerët të përfshihen për t’u arritur një zgjidhje.

“Por si të arrihet një vendim kur dikush thotë se duhet të njihen brenda këtyre kufijve dhe se kjo është e vetmja zgjidhje?”, tha ai.

Sipas presidentit serb çështja duhet të lihet në duart e shteteve të fuqishme të botës, duke shtuar se vetëm atëherë do të arriheshin rezultate më të mira.

(Kosova Sot Online )