Nis protesta e punëtorëve të Lotarisë

  • 08 July 2019 - 11:07
Nis protesta e punëtorëve të Lotarisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. 

Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.       

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

(Kosova Sot Online)