Bën aksident me veturë zyrtare në pikë të natës

  • 08 July 2019 - 12:00
Bën aksident me veturë zyrtare në pikë të natës

Një zyrtar i shtetit i cili ishte me veturë zyrtare është aksidentuar mesnatën e së dielës. Si pasojë e aksidentit ai ka përfunduar në spital

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:52 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku vetura zyrtare është aksidentuar me një veturë me targa lokale. 

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i veturës zyrtare ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)