Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin, ky është paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën

  • 08 July 2019 - 12:01
Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin, ky është paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën

“Jam më se i sigurt që edhe ky rast do të përfundoj sikurse vjedhja e dhomës së dëshmive dhe apo rasti tjetër, i vjedhjes së arit në polici, apo sikurse aferat në KEK e në KEC ose APEK-sat...”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njëri nga ish luftëtarët e njohur të UÇK-së, ish agjenti i SHIK-ut Maim Miftari, duke parë gjithë ecurinë e deritanishme të dallavereve që janë bërë me listat e veteranëve të UÇK-së, madje edhe lojën e cila është luajtur brenda vetë prokurorisë së Kosovës me këto lista dhe aktakuzën e ngritur, nuk pret që kjo çështje do ta merr epilogun meritor, as për tu ndëshkuar abuzuesit me lista, por as për tu pastruar ato nga veteranët e rrejshëm, për të përfituar vetëm ata që kanë kontribuar dhe e meritojnë përkujdesjen dhe shpërblimin e shoqërisë dhe të shtetit.

Image
Maim Miftari

“Personalisht unë nuk pres epilog të drejtë të aktakuzave për veteranë të rrejshëm. Nuk pres fare se do të përfundon së pakur ky proces, nuk besoj që do të përfundon ndonjëherë gjykimi, por do të prolongohet e zvarritet me vite dhe do ta ketë të njëjtin fat sikurse epilogu i dosjes dhe aferës PRONTO. Jam më se i sigurt që edhe ky rast do të përfundoj sikurse vjedhja e dhomës së dëshmive dhe apo rasti tjetër, i vjedhjes së arit në polici, apo sikurse aferat në KEK e në KEC ose APEK-sat. Edhe aktakuza për rastin veteranët jam më se i sigurt që do të përfundon diçka ngjashëm sikurse gjykimet farsë ndaj Sami Lushtakut apo sikurse afera me Bektel&Enken e qindra afera tjera korruptive që nuk u gjykuan dhe nuk u zgjedhën kurrë” tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, kjo aferë me listat e veteranëve dhe akuza që është ngritur, ka ndodhur aksidentalisht vetëm falë guximit dhe përkushtimit të një prokurori të cilit nuk ju lejua ta qon deri në fund këtë rast, prandaj të tjerët do ta manipulojnë këtë dhe do ta bëjnë krejtësisht të pa vlefshëm, për të mos u ndëshkuar asnjë nga manipulatorët e këtyre listave. 

“Kjo aferë nuk do të përmendej fare po të mos ishte prokurori special Elez Blakaj, e sidomos ato kryqëzimet e kërcënimet që i mori pastaj nga njerëzit e politikes, edhe nga kryeministri, edhe nga kryetari i parlamentit dhe nga i akuzuari tjetër për kërcënim, deputeti Demaliaj i cili është bërë deputet pikërisht nga votat e veteranëve të rrejshëm. E për këtë nuk duhet harruar por duhet rikujtuar ajo kritika e ambasadorit Zviceran kundër të cilës reaguan me nervozizëm Kadri Veseli dhe sidomos “babai” i korrupsionit në AAK Pal Lekaj”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, jo vetëm që nuk do të përfundojë me gjykim meritor ky rast dhe nuk do të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm, por as rastet e tjera kriminale nuk do të hetohen e gjykohen kudo që janë të përfshirë të inkriminuarit që kanë lidhje të ngushta me klanin “PRONTO”.

“Kurrë nuk pres që gjykatat, prokurorët, policët hetues të kontrolluar e të emëruar nga klanet e e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Ramush Haradinajt, të ndjekin apo dënojnë ndonjë kriminel të përfolur të lartë pasi do të dënonin vetveten. E këtë veprim të ndjekjes së krimit nuk mundë ta bëjnë krye prokurorët e tipit të Aleksandër Lumezit, tipat e Reshat Milakut, Sylë Hoxhës, Beqir Kalludres e të Drita Hajdarit sikurse edhe shumë e shumë tipa të tjerë që dihen botërisht dhe nga vetë puna e rezultatet e tyre se kush janë e çka janë. Pra të gjithë këta janë vetëm lodra të krimit të organizuar politik”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)