“Shpërthen” analisti politik: Këta fundërrina bëjnë çfarë të duan, populli po fle

  • 08 July 2019 - 15:33
“Shpërthen” analisti politik: Këta fundërrina bëjnë çfarë të duan, populli po fle

“Pashallarët e politikës në Kosovë, buxhetin e shtetit e konsiderojnë si pronë të tyre private. Jo vetëm buxhetin, por çdo pasuri të Kosovës. kurse qytetarët i konsiderojnë skllevër, dhe ata janë si skllavopronar”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua së fundi, sipas të cilit, në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi emërohen e mbahen në fshehtësi militantët partiak të PDK-së të cilët kinse në rolin këshillëdhënës të presidentit shpërblehen me paga të majme.

Sipas analistëve të politikës, me kalimin e kohës kabineti i Hashim Thaçit është shndërruar në çerdhe të fshehtë të rehabilitimit të militantëve të politik të PDK-së, mbështetës të ish krahut politik të Hashim Thaçit, e që tani duket se nuk përfillen dhe nuk respektohen fare nga Kadri Veseli.

Një rast i kësaj natyre, ndodhi me Emin Krasniqin, i cili në qershor ka mbushur një vit prej kohës kur është emëruar Këshilltar i Presidentit të Republikës edhe pse ai deri më tani ka marrë 18 mijë euro pagë për kinse e ka këshilluar shefin e Shtetit, e në anën tjetër nuk figuron askund në faqen zyrtarë të presidencës si këshilltar.

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se këto lloj emërimesh të fshehta, janë vetëm një nga metodat e zhvatjes së buxhetit të shtetit nga uzurpatorët e shtetit, e që veten e konsiderojnë baballarë e pashallarë të shtetit dhe të politikës kosovare.

“Pashallarët e politikës në Kosovë, buxhetin e shtetit e konsiderojnë si pronë të tyre private. Jo vetëm buxhetin, por çdo pasuri të Kosovës. kurse qytetarët i konsiderojnë skllevër, dhe ata janë si skllavopronar”, tha analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Derisa kemi politikan zhvatës dhe të pa ngopshim, Krasniqi thotë se përgjegjësi mbajnë edhe qytetarët që po e përcjellin këtë situatë me një lloj mos përfillje dhe nuk po reagojnë për të kundërshtuar edhe me protesta këto hajni super moderne që i ka shpikur politika e inkriminuar e Kosovës.

“Në Kosovë kemi të bëjmë me një popull dele, dhe normal që këta fundërrina bëjnë çfarë të duan. Në një vend normal dhe me një popull normal, këta fshatar mesjetare do të ishin duke i kullotur bagëtitë. Atëherë, pse Presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët dhe çdo zyrtar tjetër mos ta keqpërdor paranë e qytetarit. Përndryshe në një vend ku ekziston kjo anarki dhe drejtësia është e kapur nga një tufë halabakësh, është populli ai që i merr frenat e shtetit në dorë dhe e gjen zgjidhjen, por te ne kjo akoma nuk është krijuar si kulturë veprimi”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)