Protesta e opozitës mbyllet paqësisht, Basha: Jemi këtu për t’i dhënë fund tranzicionit politik

  • 08 July 2019 - 22:14
Protesta e opozitës mbyllet paqësisht, Basha: Jemi këtu për t’i dhënë fund tranzicionit politik

Është mbyllur pas rreth dy orësh protesta e dhjetë kombëtare e opozitës dhe ndryshe nga të gjitha tubimet e tjera, këtë të hënë korriku, në protestë nuk është regjistruar asnjë incident.

Protestuesit kanë ardhur në sheshin përballë godinës së kryeministrisë me pankarta dhe dhe mesazhe për largimin e kryeministrit. Protesta ka përvijuar me një marshim drejt parlamentit. Atje disa protestues i kanë kërkuar punonjësve të policisë të vendosur në kordon që t’i bashkohen protestës. Pak minuta kanë kaluar dhe më tutje lideri i opozitës e ka tërhequr tubimin drejt selisë blu, ku dhe ka përfunduar protesta

Në fjalën e tij përmbyllëse, Basha ka premtuar se opozita e bashkuar nuk ka dalë në shesh thjesht për një rotacion politik, por për përmbylljen e tranzicionit politik.

Basha: Të gjithë ata që janë bashkuar në këtë betejë dhe janë vendosur e mendje ndarë për largimin e Ramës, duhet ta dinë mirë sot dhe në ditët në vijim. PD, opozita e bashkuar, e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Qëllimi ynë kryesor, përparësia jonë karshi çdo shqiptari është thirrja juaj për ndryshim. Do të vijnë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik, për t’i dhënë forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë. Rama do të largohet, por është detyra jonë që të mos mjaftohemi me rotacionin politik. Është detyra jonë t’i japim fund tranzicionit shqiptar. Ky është zotimi im, para jush, para flamurit kuqezi dhe para Zotit.

 

LIVE - Demokracinë nuk e japim. Të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë. #ShqipëriaSiEuropa

Posted by Lulzim Basha on Monday, July 8, 2019

(Kosova Sot Online)