'Gugjash e Pitpidak'- Sa dinë qytetarët për lojërat e Ramiz Lladrovcit?

  • 08 July 2019 - 22:57
'Gugjash e Pitpidak'- Sa dinë qytetarët për lojërat e Ramiz Lladrovcit?

Paraqitjet e tij mediale nuk kalojnë kurrë pa vëmendje e pa u komentuar. 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që nga e premtja është i pranishëm në të gjitha portalet e rrjetet sociale. Bujën e madhe e shkaktoj deklarata e tij ku tregon disa nga lojërat e vjetra që kishte luajtur, e sidomos mënyra sesi i shpjegoj ato, pa e anashkaluar Doktoraturen.

Madje, edhe shumë personazhe publike komentuan deklaratën e të parit të Drenasit.

E loja “Pitpidak” zgjoi vëmendje të madhe, derisa një pjesë e mirë e qytetarëve për këtë lojë kishin dëgjuar vetëm pas deklaratave të Lladrovcit.


(Kosova Sot Online)