Macron mbanë anën e Serbisë karshi dialogut me Kosovën

  • 09 July 2019 - 08:09
Macron mbanë anën e Serbisë karshi dialogut me Kosovën

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet ta vizitojë Beogradin më 15 korrik.

Gjatë kësaj vizite, Macron do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pasi të kthehet nga Moska, thonë burime të ‘Blicit’ serb.

Një nga temat e rëndësishme në mes dy liderëve, do të jetë Kosova, por vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugës evropiane të Serbisë.

Gazeta thekson, se Macron nuk do të vizitojë asnjë vend tjetër të rajonit përpos Serbisë dhe këtë e quan kuriozitet

“Është e pritur që Vuçiq dhe Macron të flasin për dialogun Kosovë-Serbi, dhe heqjen e taksës, por e rëndësishme është që do diskutohet edhe integrimi evropian i cili është një prioritet”, thotë burimi i ‘Blic’, nga qarqet diplomatike.

Po ashtu, të njëjtat burime thonë se Macron është aleat kryesor i Serbisë në problemin midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se lidershipi serb do ta përdorë atë.

Së fundi, Macron ka pasur një qëndrim negativ ndaj zgjerimit të BE-së, dhe për këtë çështje thuhet se do ia jap një mesazh të rëndësishëm presidentit serb.

(Kosova Sot Online)