Shqetësuese: Bie dukshëm niveli i ujit në “Batllavë” e “Badovc”

  • 09 July 2019 - 08:10
Shqetësuese: Bie dukshëm niveli i ujit në “Batllavë” e “Badovc”

Kompania Rajonle e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm.

KRU Prishtina ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5.95 metra nën kuotën maksimale.

“Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.”

“Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme”, thekson KRU Prishtin.

KRU Prishtina ka theksuar se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, janë prezente dhe kjo krejtë për shkak të keqpërdorimit të ujit që po ndodhë në pika të ulëta furnizuese.

(Kosova Sot Online)