Zbulohet prapaskena: Ja kërcënimi i Thaçit për Haradinajn për dialogun me Serbinë

  • 09 July 2019 - 08:15
Zbulohet prapaskena: Ja kërcënimi i Thaçit për Haradinajn për dialogun me Serbinë

“Ky kërcim nga Thaçi mbështetët edhe mbi bazën e pazareve që janë bërë gjatë krijimit të koalicionit PAN, ideator I së cilit ka qenë vet presidenti Thaçi. Pra ky kërcim i presidentit sikur e po e tremb kryeministrin Haradinaj, i cili është në gjendje të bëjë çfarëdo kompromisi vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e tij të kryeministrit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë konsiderojnë se pas vendimit të Gjykatës kushtetuese, interpretimit që i është bërë mënyrës së formimit të Ekipit negociator dhe miratimit të ligjit që përcaktonte kompetencat dhe fushëveprimin e ekipit, e që janë shpallur të gjitha kundërkushtetuese, do të ishte normale që tani dialogu tërësisht të kalojë në kompetencë të qeverisë dhe nën drejtimin e kryeministrit.

Mirëpo analistët politikë theksojnë se pikërisht tani kur Gjykata Kushtetuese e ka forcuar qeverinë dhe e ka dobësuar rolin e presidentit në bisedime, qeveria po dështon duke hezituar t’i marrë përgjegjësitë qoi takojnë edhe personalisht kryeministrit Haradinaj.

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, kryeministri është i kërcënuar drejtpërdrejtë nga Presidenti, dhe nuk guxon ta merrë përsipër këtë proces, ngase me kohë janë bërë pazaret politike në kohën e formimit të koalicionit, sipas të cilave dialogu është rezervuar vetëm për presidentin, pavarësisht çmimit që do të paguaj Kosova.

Image
Nexhat Haziri

“Ky hezitim për të marrë përgjegjësi për dialogun me Serbinë nga ana e qeverisë së Kosovës, konkretisht nga kryeministri Haradinaj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi paligjshmërinë e ligjit dhe ekipit negociator të Kosovës, është si rezultat i presionit dhe kërcënimit që i vjen nga Presidenti Thaçi, me rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Ky kërcim nga Thaçi mbështetët edhe mbi bazën e pazareve që janë bërë gjatë krijimit të koalicionit PAN, ideator i së cilit ka qenë vet presidenti Thaçi. Pra ky kërcënim i presidentit sikur e po e tremb kryeministrin Haradinaj, i cili është në gjendje të bëjë çfarëdo kompromisi vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e tij të kryeministrit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Si faktor tjetër, sipas Hazirit, mundë të jetë edhe paaftësia e kryeministrit Haradinaj, të cilën edhe vet e ka deklaruar, për ta përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë.

“Dhe kjo sërish duket se ka arsye për vet faktin se ky njeri në aspektin e ngritjes arsimore e profesionale lë shumë për të dëshiruar. Ramush Haradinaj vetëm do të mundohet të zhvatë sa të mundet në këtë mandat, dhe nuk brengoset për më tepër. Prirja e tij gjatë kësaj periudhe në krye të qeverisjes së vendit, është vetëm zhvatja e buxhetit të shtetit dhe punësime familjare e partiake”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky momentum i krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet ta vejë në lëvizje opozitën që sa më shpejtë të arrihet deri te ngritja e mocionit dhe rrëzimi i qeverisë Haradinaj, në këtë mënyrë për ta bllokuar edhe presidentin në pazaret e dëmshme kundër shtetit.

“Vetëm në këtë mënyrë mundë të veprohet që ti pamundësohet presidentit Thaçi që të vazhdoj me agjendat e tij anti-Kosovë, si është plani i akorduar edhe me presidentin serb Vuqiq dhe kryeministrin shqiptar Rama për ndarjen e Kosovës gjoja në emër të një të ashtuquajturi korrigjim kufijsh në emër të arritjes eventuale të një marrëveshje të ashtuquajtur historike me Serbinë”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online )