Princesha u arratis dhe kërkoi azil, sheiku: E kapa mat me truprojën

  • 09 July 2019 - 10:25
Princesha u arratis dhe kërkoi azil, sheiku: E kapa mat me truprojën

Nëse deri më tani nuk e kishim njohur, rreth një muaj më parë të gjithë u njohën me Princeshën Haya, e cila u bë e famshme në lajme pasi u arratis ng ai shoqi, sheiku Mohammed Bin Rashid dhe kërkoi azil në Gjermani.

Ndërkohë që Haya dysohet të jetë larguar për shkak të keqtrajtimit që i shoqi i bënte asaj dhe të bijës, e cila gjithashtu kishte tentuar më parë të arratisej, burime të “DailyMail” treguan se arratisja erdhi pasi Mohammed Bin Rashid e kapi bashkëshorten në momente intime me truprojën në shtëpinë e tyre në Londër, kur u kthye pa e lajmëruar për t’i bërë surprizë. 

Ngjarja ndodhi në maj, pasi ai shkoi në Dubai për të festuar dasmën e tre djemve.

Sipas tregimeve të mikut të miliarderit Mohammed bin Rashid, ai kishte kohë që shqetësohej për marrëdhënien e të shoqes me ish- oficerin e ushtrisë.

Princesha Haya është njëra prej gjashtë grave të sheikut. Për një muaj, Haya-n e pret një seancë gjyqësore e atij që po konsiderohet “divorci më i kushtueshëm”, ku do të përballet me Mohammad-in për kujdestarinë e dy fëmijëve që kanë bashkë.

(Kosova Sot Online)