Ngacmohen motrat e nderit në manastirin e Graçanicës

  • 09 July 2019 - 10:53
Ngacmohen motrat e nderit në manastirin e Graçanicës

Të hënën në manastirin e Graçanicës një person i ka ngacmuar motrat e nderit, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti është raportuar në polici nga një përfaqësues i manastirit të Graçanicës i cili ka bërë të ditur se një person i cili dyshohet të jetë me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.

(Kosova Sot Online)