Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

  • 09 July 2019 - 11:13
Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Serbia po e vazhdon lobimin e saj të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Këtë herë thonë që kanë parandaluar që Kosova të anëtarësohet në IOTA( Organizatë Evropiane për Administrata Tatimore). ëtë e ka thënë ministri serb i Financave, Sinisa Mali, i cili thotë se ky është një lajm i mirë për Serbinë.

“Ky është një lajm i mirë për Serbinë, dhe një konfirmim që ne kemi menaxhuar ilegalitetin e institucioneve të Kosovës. Ne kemi treguar se asgjë s’mund të arrihet pa një marrëveshje me Beogradin”, ka thënë Mali.

Mali ka thënë se vetëm shtetet që janë anëtare të OKB-së mund të integrohen në një organizatë të tillë.

“Sipas rregullave të IOTA-s, vetëm shtetet e njohura nga Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtare të kësaj organizate”, ka shtuar ndër të tjera ai, shkruan IBNA.

Asambleja Gjenerale  e IOTA-s është mbajtur prej datës 1 korrik deri më 5 të këtij viti në Bruksel, dhe Kosova nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare ë kësaj organizate.

IOTA është një organizate që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare, për të përparaur në fushën e administrimit të taksave.

(Kosova Sot Online )