Përfshihen nga zjarri një veturë dhe një kioskë në Gjakovë

  • 09 July 2019 - 11:37
Përfshihen nga zjarri një veturë dhe një kioskë në Gjakovë

Një kioskë dhe një veturë janë përfshirë nga zjarri, në rajonin e Gjakovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Vetura ishte e parkuar pranë kioskës, dhe ishte me targa vendore.

Njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta shuaj zjarrin, mirëpo shkaqet nuk dihen ende. 

“Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një kioskë dhe një veturë me targa vendore e cila ishte e parkuar. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shuar zjarrin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)