Përleshen për orendi të kuzhinës, një person përfundon në spital

  • 09 July 2019 - 11:45
Përleshen për orendi të kuzhinës, një person përfundon në spital

Të hënën në Kamenicë është arrestuar një person pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Kamenicë, ku pas një mosmarrëveshje rreth punimit të orendive të një kuzhine, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)