Në Kamenicë përleshen për orendi të kuzhinës, njëri përfundon në spital

  • 09 July 2019 - 12:28
Në Kamenicë përleshen për orendi të kuzhinës, njëri përfundon në spital

Të hënën në Kamenicë është arrestuar një person pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Kamenicë, ku pas një mosmarrëveshje rreth punimit të orendive të një kuzhine, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)