Thaçi e uron kryeministrin e ri grek, i kërkon raporte të mira fqinjësore

  • 09 July 2019 - 12:49
Thaçi e uron kryeministrin e ri grek, i kërkon raporte të mira fqinjësore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, duke i kërkuar raporte të mira ndër fqinjësore Kosovë-Greqi.

Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se do të punojë për të ndërtuar raporte të mira bilatertale me palën greke, pasi sipas tij një gjë e tillë do të sillte përfitime fillimisht për dy shtetet, pastaj edhe për të gjithë rajonin.

“Përgëzime për Kyruakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren në zgjedhjet në Greqi. Do të përpiqem që të vazhdojmë punën për ndërtimin e raporteve të mira ndër fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, për përfitime t përbashkëta, dhe për përfitime të të gjithë rajonit”, ka shkruar Thaçi. 

Ky urim i Thaçit për kryeministrin grek ka ardhur edhe përkundër faktit që Greqia vazhdon të jetë një prej pesë vendeve të BE-së të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikë së Kosovës.

Përveç Greqisë, Kosovën vazhdojnë të mos e njohin si shtet edhe Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

(Kosova Sot Online)