Brenda një dite në Kosovë ndodhën 42 aksidente dhe u shqiptuan mbi 1 mijë e 300 tiketa

  • 09 July 2019 - 13:10
Brenda një dite në Kosovë ndodhën 42 aksidente dhe u shqiptuan mbi 1 mijë e 300 tiketa

Në 24 orët e fundi në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, në 14 prej tyre u lënduan disa persona kurse në 28 aksidentet tjerë raportohet vetëm për dëme materiale

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 317 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 12 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.

Image

(Kosova Sot Online)