Quni: Për kryetarin e partisë mund të përcaktohemi edhe me marrëveshje, me PDK’në kurrë

  • 09 July 2019 - 14:33
Quni: Për kryetarin e partisë mund të përcaktohemi edhe me marrëveshje, me PDK’në kurrë

Anton Quni e ka gëzuar për shumë kohë reputacionin e njeriut të fortë brenda LDK’së, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e Koshares, por deri më tani ai nuk ka bërë pjesë në kategorinë e rëndë të zyrtarëve të këtij subjekti.

Ai mund të shkojë kësaj rruge, por për këtë duhet të japë më shumë dëshmi. Provën e parë e ka kaluar, duke u bërë njeriu kryesor i LDK’së në Prizren. Por për ta rritur fuqinë dhe ndikimin në parti, atij i duhet t’ia  kthejë primatin  LDK’së në qytetin e bukur jugor të Kosovës. Vetëm atëherë Quni do të mund të bëhej i rangut të Nënkryetarëve, Agim Veliut të Podujevës, Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe Haki Rugovës, i cili megjithatë, sic u vërtetuta në zgjedhjet e fundit lokale, nuk po mundet më me lehtësi ta fitojë Istogun.

Por, Qunit që është edhe deputet i LDK’së i mbtetet për ta treguar veten. Media i ka dërguar disa pyetje kryetarit të sapozgjedhur të LDK’së duke e pyetur se cfarë qëndrimi duhet të mbajë sy subjket për bashkëpunimin politik me PDK’në.

“Mendoj që LDK e ka nxjerrur mësimin nga koalicioni me PDK-ne, një ripërtëritje e të njëjtit gabim do të ishte goditja e radhës për LDK-në. Por, janë organet partiake dhe lidershipi i ri që ne fund do të vendosin se si do të rrugëtoj LDK-ja ne te ardhmen” tha Quni.

 “Nese ju intereson mendimi im personal – JO me PDK-ne” shprehet më prerë ai.

LDK ka përshpejtuar procesin zgjedhor duke i përfunduar gati zgjedhjet nëpër degë ndërkohë që tashmë po flitet se gjithcka mund të përmbyllet brenda korrikit, pra edhe zgjedhja e kryetarit. 

I pyetur  se a do ta përmbyllin procesin zgjedhor më shpejtë se që është menduar, deputeti nga Prizreni tha se është me rëndësi që procesi të përmbyllet suksesshëm, kurdo që të ndodhë.

pra, nga përgjigja e tij vërehet se informatat e mëdha megjithatë janë ekskluzivitet i “njerëzve të qendrës”.

“… zgjedhjet tona te brendshme po shkojnë drejte përfundimit, por se a do te mbahet Kuvendi ketë muaj, apo jo, këtë nuk mund ta them. Varet edhe nga ecuria e përgatitjeve për mbajtjen e Kuvendit. Mendoj qe e rëndësishme është qe procesi zgjedhor te përmbyllet suksesshëm dhe brenda kornizave te rregullave demokratike” tha Quni.

Për shumëkënd, edhe brenda LDK’së edhe nga vëzhguesit, Isa Mustafa edhe pse me gjendje të rënduar shëndetësore është pretendenti kryesor për kryetar të partisë.

A është i pranueshëm Mustafa edhe për një mandat, sipas Qunit?

 “Këtë unë nuk e di, mbetet ne diskrecionin e kandidateve potencial te deklarohen” por shtoi se të gjithë janë të interesuar që “LDK-ja nga ky proces te del me e forte, me e konsoliduar dhe e gatshme për te qeverisur e për tu prire proceseve për avancimin e pozitës se qytetareve dhe te Republikës se Kosovës”.

 Quni shton se në rast se ndodh një marrëveshje brenda-partiake për kandidatin për kryetar “nuk ka asnjë të keqe, nëse marrëveshja do të ishte e pranueshme për të gjithë dhe nëse do t’i shërbente stabilitetit partiak”

“Demokracia e njeh edhe formën e marrëveshjeve të brendshme” thekson ai.

Aktualisht ai thotë se nuk e di kush janë kandidatët. 

“LDK’ja është parti te cilës nuk i mungojnë kuadrot dhe personalitete te profilit te larte qe mund te drejtojnë partine suksesshëm. Prandaj, gara zgjedhore tek ne është gjithmonë interesante. Pra, nuk e di se kush përfundimisht do te shpalli kandidaturën ne Kuvend, a do te kemi një apo me shume kandidatë. Nëse do te kemi me shume kandidat, vetëm njeri do te zgjidhet, kurse unë e kam vetëm një vote” përgjigjet ai.

Edhe pse është zgjedhur në krye të LDK’së në Prizren, Qunit nuk i janë shtuar apetitet për më shumë. Ai e pranon se tash që e ka mundur atje Driton Selmanajn, sfidë i mbeten kundërshtarët e partive tjera. Thotë se, fokusi i tij është rikthimi i LDK-së në Prizren.

“Jo, unë sapo kam marre mandatin për te udhëhequr me degën e LDK-se ne Prizren. Jam zotuar para delegateve dhe gjithë anëtarësisë tone atje se do te fokusohem ne angazhim maksimal qe ta rikthejmë LDK-ne ne vendin meritor” tha ai, duke shtuar se “Është e ditur se rëniet ne vota janë te lehta, ndërkaq për rikthim e ringritje duhet shume mund, shume pune e angazhim”.

I pyetur nga media se a do të mundet LDK-ja që ta sigurojë një shumicë gjatë muajit shtator për rrëzimin e qeverisë, Quni tha se ai vazhdimisht është angazhuar për këtë, por e pranon se nuk kanë arritur t’i sigurojnë numrat.

“Kam bërë përpjekje qe te sigurojmë votat për rrëzimin e kësaj qeverie, si me te keqes qe nga paslufta, por deri tani, përkundër dëshirës tone dhe nevojës se madhe për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje dëshpëruese, ne nuk ja kemi arritur ti kemi numrat e nevojshëm” duke shtuar se mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të vazhdohet me këtë iniciativë.

Cuni njihet për përplasjet e kohë pas kohshme në Kuvend me rivalët nga PDK’ja. Këtë e ka bërë së fundi edhe me Presidentin Hashim Thaci me të cilën kanë ndërruar fjalë të rënda gjatë seancës ku Komisioni hetimor për rastin e gylenistëve tentoi ta marrë në pyetje shefin e shtetit.

I pyetur nëse LDK vjen shpejt në pushtet nëse do të merret edhe me Thaci, presidentin që e kanë zgjedhur vetë, duke tentuar ta rrëzojnë Quni i ka dërguar porosi kreut të shtetit.

 “LDK-se, fillimisht i duhet besimi qytetar për te udhëhequr me vendin. Nga një pozite e tille, besoj qe ne do ti kishim përdorur te gjitha mjetet dhe mundësitë qe i lejon Kushtetuta e Republikës se Kosovës për ta mbrojtur vendin nga çdo kush qe e rrezikon atë, përfshi këtu edhe presidentin” tha Quni.

(Kosova Sot Online)