LDK dhe Vetëvendosje bëhen bashkë për ta ndalë pazarin e Shpend Ahmetit

  • 09 July 2019 - 14:39
LDK dhe Vetëvendosje bëhen bashkë për ta ndalë pazarin e Shpend Ahmetit

“Fatmirësisht, në mbledhjen e të premtes të Kuvendit Komunal propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e këtij procesi gjeti mbështetje të madhe fal edhe presionit nga protestuesit të cilët ishin të vendosur në kërkesat e tyre. Kryetari si çdo herë që ikë nga qytetarët edhe këtë mbledhje ai nuk erdhi fare në seancë duke ikur nga qytetarët”, tha Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

Opozita e të dy grupeve parlamentare në komunën e Prishtinës, LVV- dhe LDK, janë duke bërë përpjekjet maksimale që ta ndalojnë kryetarin Shpend Ahmeti në realizimin e qëllimit të tij për ta bërë pazar me bizneset e grupit të tij të interesit edhe dhënien në shfrytëzim të rrjetit të kiosqeve në kryeqytet.

Për ta arritur këtë qëllim, ai edhe ka përcaktuar kritere të cilat shfrytëzuesit e tanishëm nuk mund t’i realizojnë por do të mbeten në rrugë.

Duke folur lidhur me këtë, asamblisti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani tha për “Kosova Sot Online” se opozita është bashkuar në asamblenë komunale të Prishtinës për ta pamundësuar realizimin e këtij projekti të kundërligjshëm nga Shpend Ahmeti.

Image
Eman Rrahmani

Sipas Rrahmanit, kryetari i pakicës po i përjashton ata që kanë pak nga të mirat publike, e po punon për pakicën që ka shumë gjithnjë në kundërshtim me ligjin.

“Në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, gjegjësisht me nenin 18, paragrafin 1 dhe 2, ky njoftim është bërë pa formuar paraprakisht Komisionin për Ankesa. Në këtë mënyrë, të gjitha palëve të interesuara, përveç heqjes së mundësisë për të aplikuar për shkak të kritereve, ua heq edhe mundësinë e animimit të këtyre palëve. Nuk respektohet as Neni 15, paragrafi 3, i cili obligon Komunën që në njoftim të paraqesë arsyetimin për interesin publik apo impaktin në zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, me shpalljen e bërë, shkelet parimi i trajtimit të barabartë të palëve për faktin se kriteret janë diskriminuese për shumicën e qytetarëve që janë të interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi, prandaj tani edhe fituesi mundë të paragjykohet se është i përcaktuar.

“Kriteri i përcaktuar për aplikuesit që të kenë rrjet të së paku 5 dyqaneve (marketeve) dhe qarkullimin prej 5 milionë eurove në 3 vite forcon bindjen se fituesit veçse janë përzgjedhur paraprakisht. Prandaj ne vlerësojmë se kriteret e vendosura në këtë shpallje, janë diskriminuese dhe vetëm sa nuk janë bërë me emra fituesit potencial”, deklaroi Rrahmani për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Rrahmanit kriteret e përcaktuara do ta mundësojnë aplikimin e vetëm një numri të caktuar të personave juridik, duke përjashtuar nga gara të gjithë personat fizik apo personat tjerë juridik duke filluar nga bizneset e vogla që diskriminohen nga këto kritere.

“Përse të mos jenë shfrytëzues kategori të tilla si: Personat me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, rastet sociale, kategoritë e dala nga lufta që kanë nevojë për punë, si dhe shumë kategori të tjera që kanë shumë më shumë nevojë se sa ata që kanë qarkullime milionëshe”..

“Fatmirësisht, në mbledhjen e të premtes të Kuvendit Komunal propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e këtij procesi gjeti mbështetje të madhe fal edhe presionit nga protestuesit të cilët ishin të vendosur në kërkesat e tyre. Kryetari si çdo here qe ik nga qytetarët edhe këtë mbledhje ai nuk erdhi fare në seancë duke ikur nga qytetarët. Ne do të jemi në përcjellje të këtij procesi hap pas hapi dhe do të ndalojmë çdo tentativë manipuluese të tije. Gjithsesi tentativat e Shpend Ahmetit për ti lënë në rrugë mbi 30 familje me qëllim të dhënies së këtyre kiosqeve bizneseve të mëdha vërtet janë shqetësues e të turpshme”, përfundoi Eman Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)