Menaxheri i kompanisë autobusi i së cilës u aksidentua në Shqipëri, tregon shkaqet e aksidnetit dhe nëse ka të lënduar

  • 09 July 2019 - 14:49
Menaxheri i kompanisë autobusi i së cilës u aksidentua në Shqipëri, tregon shkaqet e aksidnetit dhe nëse ka të lënduar

Një autobus nga Kosova me 40 udhëtarë është aksidentuar gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Na kompania “Arbeni  Tours” ka thënë se askush nuk ka mbetur i lënduar nga udhëtarët dhe se autobusi tjetër i ka dërguar menjëherë kosovarët në destinacionin e caktuar.

Gent Fazliu, menaxher i kësaj kompanie ka thënë se shkak i këtij aksidenti ka qenë një kamion i cili ka tentuar t’i ikën aksidentit me një veturë. Sipas tij kamioni befasisht i ka dalur në shiritin ku ishte duke qarkulluar autobusi me turistë nga Kosova.

Fazliu ka thënë se fajtor për aksidentit nga policia shqiptare ka qenë kamioni.

“Gjatë rrugës me dy korsi, një veturë ka frenuar me vrull dhe kamioni nga tentimi për mos ta goditur atë ka dalur në shiritin ku ka qenë autobusi jonë. Policia ka ardhur dhe ka gjobitur kamionin për këtë aksident, por e mira ka qenë se askush nga udhëtarët nuk ka mbetur i lënduar. Menjëherë ka ardhur autobusi tjetër dhe i ka dërguar udhëtarët në destinacionin e caktuar”, ka deklaruar Fazliu.

(Kosova Sot Online)