Vuçiq thotë se Serbia do t’i investojë 80 milionë euro në zonat me serbë në Kosovë

  • 09 korrik 2019 - 16:39
Vuçiq thotë se Serbia do t’i investojë 80 milionë euro në zonat me serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar sot se do të bëjnë investime të mëdha në Kosovë.

 

Ai ka thënë se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në rajonin e Dukagjinit dhe të Anamoravës, shkruan Tanjug.

“Duam që ta ndryshojmë ciklin e jetës së njerëzve me 9.5 miliardë dinarë (80 milionë e 745 mijë e 27 euro). Këto investime do t’i bëjmë në Metohi, por poashtu edhe në Anamoravë”, ka thënë Vuçiq.

“Duam që të shohim progres gjithkund. Këtë mund ta bëjmë sepse i kemi paratë. Të gjitha do të ishin rrëfime koti sikur ne të mos kalonim në reforma të ashpra për të siguruar organizimin e financave publike”.

(Kosova Sot Online )