Ambasadori i Kosovës në Berlin takon Merkelin

  • 09 July 2019 - 23:49
Ambasadori i Kosovës në Berlin takon Merkelin

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Cufaj ka thënë se Gjermania është aleatja më e fuqishme e Kosovës në Evropë.

“Një nder dhe privilegj të takoj Kancelaren e Qeverisë Gjermane, Zonjën Angela Merkel me rastin e pritjes verore për Korin Diplomatik në Berlin.

Republika Federale e Gjermanisë është aleatja më e rëndësishme e Republikës së Kosovës në Europë”, ka shkruar Cufaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)