Mblidhen dy komisione parlamentare

  • 10 July 2019 - 08:04
Mblidhen dy komisione parlamentare

Në kalendarin e takimeve, sot janë paraparë dy mbledhje të komisioneve parlamentare.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbaj mbledhje.

Në këtë mbledhje e cila nis në ora 13:00, do të raportojë Ministrja Dhurata Hoxha

Ndërsa, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen në ora 11:00.

Anëtarët e këtij komisioni do të takohen me Ilirjana Bajraktari eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore ku do të diskutohet për politikat shëndetësore në nivel vendi.

(Kosova Sot Online)