Kërkohet hetimi i Z-Mobile: Shteti po dorëzohet para Devollëve

  • 10 July 2019 - 08:07
Kërkohet hetimi i Z-Mobile: Shteti po dorëzohet para Devollëve

“Futja e "Z-mobile" si i pavarur në tregun e telekomunikimit pa dhënë llogari për dëmet që i ka shkaktuar PTK-së dhe buxhetit të shtetit, për mua nuk do të ishte diçka e pa pritur dhe pamundur në këtë kohë kur vendi po vazhdon të sundohet nga elita politike me dosje të trasha të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri konsideron se nëse institucionet relevante të Kosovës mbyllin sytë para krimit të dekadës që Devollët kanë kryer ndaj Telekomit të Kosovës dhe lejojnë që tani më Z- mobile të pavarësohet me kapitalin e zhvatur nga Telekomi për të operuar krejtësisht si operator i pa varur, me brez të veçantë frekuencor, atëherë ky do të jetë edhe një legjitimim tjetër i radhë i krimit në vend se krimi të ndëshkohet nga drejtësia.

Image
Nexhat Haziri

“Hyrja e "Z-mobile" në tregun e telekomunikimit si i pavarur, pas zhvatjes që i bëri PTK-se i vënë kapakun asaj që e kemi paralajmëruar edhe më parë se vendi po rrëshqet në një tip të vendeve me demokraci të dështuara si Venezuela e Maduros apo Bjellorusia e Llukashenkos, vende këto ku oligarkët të lidhur me elitën politike të korruptuar dhe të kriminalizuar sundojnë shoqëritë për interesat e tyre”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, në një shtet ligjor, asnjë lloj shkëputje dhe investimi i pa varur nuk do të lejohej për Z-Mobile, duke pasur parasysh se si është krijuar ky biznes duke zhvatur pa mëshirshëm resurset brenda PTK-së në kundërshtim me ligjin.

“Z-Mobile" duhet ti nënshtrohet një hetimi të pavarur dhe profesional për zhvatjen dhe falimentimin e PTK-së dhe gjithë veprimtarinë kriminale të vëllezërve "Devolli" dhe politikanëve të lartë që u bën bashkë në një sipërmarrje të përbashkët kriminale”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Mirëpo sipas tij, për momentin kur ne po flasim, një gjë e tillë është e pamundur kur institucionet e prokurorisë dhe të drejtësisë janë të kapura zyrtarë të lartë shtetëror familjet e të cilëve janë ortak në biznese me vëllezërit Devolli, edhe pse duhet bërë gjithçka që tani Z-Mobile të pengohet dhe të pamundësohet shpëlarja e duarve nga krimi që është bërë ndaj Telekomit.

“Futja e "Z-mobile" si i pavarur në tregun e telekomunikimit pa dhënë llogari për dëmet që i ka shkaktuar PTK-së dhe buxhetit të shtetit, për mua nuk do të ishte diçka e pa pritur dhe pamundur në këtë kohë kur vendi po vazhdon të sundohet nga elita politike me dosje të trasha të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, përfundoi analisti, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)